Salla vatikanase e Shtypit njofton programin e vizitës së Papës në Cassano all'Jonio
Të shtunën, më 21 qershor, Papa do të niset me helikopter, nga heliporti i Vatikanit,
për të arritur në Sheshin para burgut “Rozeta Siska” të Castrovillari-t, të cilin
do ta vizitojë, për të mbajtur këtu edhe një fjalim. Në orën 10.30 do të zhvendoset
me helikopter në Cassano all’Jonio. Do të ulet në Fushën e Sportit “Pietro Toscano”
në Cassano all’Jonio. Më pas do të takohet me të sëmurtët e strehës “Shën Giuseppe
Moscati” të Cassano all’Jonio e me priftërinjtë dioqezanë, në katedralen e Casano-s,
për t’u drejtuar fjalën. Në orën 13.00 do drekojë me të varfërit, të ftuar të Karitasit
Dioqezan dhe me të rinjtë e strehuar në bashkësinë rezidenciale terapeutike rehabilitative
Saman “Mauro Rostagno” në Seminarin “Gjon Pali I”. Në orën 14.30 do të vizitojë
të moshuarit e strehuar në “Shtëpinë e Qetë” të Cassano all’Jonio. Në orën 15.15,
do të niset, me auto, për në Piana di Sibari ku, në orën 16.00 do të kremtojë Meshën
Shenjte e do të mbajë edhe homelinë. Në orën 18.00 do të riniset me helikopter
nga heliporti i Marina di Sibari për në Romë. Arritja në heliportin e Vatikanit,
parashikohet për në orën 19.30.