2014-06-10 11:04:14

Në Kosovë kryeson partia e Hashim Thaçit


Zgjedhjet e së dilës në Kosovë e ndryshuan pak skenarin politik, por do të mbahen mend për pjesëmarrjen e serbëve, të nxitur nga Beogradi. Kryeson Partia Demokratike e Kosovës e kryeministrit aktual Hashim Thaçi. Pas saj, Lidhja Demokratike e Kosovës e kryesuar nga Isa Mystafa dhe Lëvizja nacionaliste “Vetëvendosja” e Albin Kurtit. Tani, kryeministri Thaçi duhet të gjejë aleancat e mundshme për formimin e qeverisë së re.
Lista “Srpska” e pakicës serbe ka marrë 2,91% të votave, por në bazë të ligjit, serbëve u takojnë gjithsesi 10 përfaqësues në parlament. Pjesëmarrja e përgjithshme në votime ka qenë më e vogël se në zgjedhjet e mëparshme, por është rritur numri i serbëve, të cilët iu përgjigjen pozitivisht thirrjes së Beogradit. Nga 120 mijë vetë me të drejtë vote, morën pjesë në votime 53 mijë, 15 mijë prej të cilëve në veri të Kosovës.
Qeveria serbe shprehu kënaqësinë për këtë pjesëmarrje. Kreu i Zyrës qeveritare për Kosovën, Marko Gjuriç, deklaroi se zgjedhjet e djeshme hapin udhën për krijimin e shoqatës së re të bashkësive serbe në Kosovë, parashikuar nga marrëveshja Beograd-Prishtinë e prillit 2013.








All the contents on this site are copyrighted ©.