2014-06-10 17:34:30

Ndërroi jetë kardinali Bernard Agré. Françesku: njeri i Zotit, plot pasion për Ungjillin



Ngushëllimet e Papës Françesku për vdekjen e kardinalit Bernard Agré, kryeipeshkëv nderi i Abixhanit. Me moshë 88 vjeç, mbylli sytë në një spital të Parisit, ku qe shtruar për mjekime.
Në telegram, Papa kujton shërbimin e frytshëm të bariut afrikan, që i shërbeu kishës “me fe e bujari”. Përmes një veprimtarie të palodhur baritore, vijon Papa, kardinali Agré jetoi si njeri i Zotit, plot pasion për kumtimin e Ungjillit dhe zhvillimin human e shpirtëror të njerëzve.Me vdekjen e kardinalit Agré (jo zgjedhës), Kolegji kardinalor përbëhet nga 213 kardinaj, 118 zgjedhës, 95, pa të drejtë zgjedhore, sepse mbi 80 vjeç.







All the contents on this site are copyrighted ©.