2014-06-05 11:41:11

KE rekomandon: Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat


Progres-raporti i Komisionit Evropian i ka rekomanduar Këshillit Europian që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. Raporti është bërë publik në të njëjtën kohë kur në Tiranë po mbahen bisedimet e nivelit të lartë BE-Shqipëri, ku i pranishëm është edhe komisioneri Stefan Fyle. Sipas raportit, numri i rasteve të denoncuara për korrupsionin është rritur 16% krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, policia ka zhvilluar operacione të suksesshme në luftën ndaj drogës e pastrimit të parave. KE-ja vlerëson se Shqipëria po vazhdon t’i zbatojë masat e kërkuara nga BE-ja për marrjen e statusit, por duhet të përparojë në reformën e sistemit gjyqësor në bashkëpunim me Komisionin e Venecias. Përsa i takon statusit të nënpunësit civil, KE-ja thekson se ai u adoptua në kohë, por ristrukturimet në administratë krijuan tension politik. KE vlerëson se në parlament ka ende kundërshti për procedurat e zgjedhjeve në disa institucione. “Procedurat e zgjedhjeve në parlament me shumicë të thjeshtë, mbeten shqetësuese’-, thuhet në progres-raportin e BE-së.

(Marrë nga Respublica.al)








All the contents on this site are copyrighted ©.