2014-06-03 12:21:17

Kardinali Parolin në Varshavë për 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike


“Respektimi i plotë i të drejtës për liri fetare është garanci për paqen shoqërore dhe kriter bazë për të vlerësuar në çfarë mase respektohen të drejtat e njeriut”. Kështu pohoi dje, në Varshavë, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, me rastin e 25 vjetorit të hapjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Polonisë dhe Selisë së Shenjtë. “E njoh historinë e luftës suaj për liri”, pohoi kardinali para besimtarëve të pranishëm, duke e quajtur Gjon Palin II “pajtor” të lirisë së popullit polak. Pastaj i ftoi të gjithë t’i drejtohen Shën Gjon Palit në vështirësi, sidomos për familjen, me sigurinë se “fjalën e fundit nuk e ka ai që shpall mbarimin e familjes tradicionale, por Provania hyjnore, e cila i realizon planet e veta me anë të familjes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.