2014-06-01 18:13:47

Kamerun: u liruan tre rregulltarët e rrëmbyer në prill


U liruan dy meshtarët viçentinë ‘fidei donum”, don Giampaolo Marta e don Gianantonio Allegri, si dhe rregulltarja kanadeze, motër Gilberte Bussiére, të Kongregatës së Zojës së Monrealit, rrëmbyer më 4 prillin e kaluar, në Kamerun. Tre rregulltarët qenë kapur nga dy grupe të armatosura, në banesat e tyre, në dioqezën e Maroua, në veri të vendit. Ipeshkvi i nderit i Maroua, Philip Albert Joseph Stevens, në mikrofonin e Radio Vatikanit, pohoi se tre rregulltarët janë mirë e po shtegtojnë me avion drejt Yaundésë, kryeqytet i Kamerunit, ku tani sigurisht edhe kanë arritur.
Lirimi i tre rregulltarëve, pohon në një deklaratë drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, është lajm, që na mbush me gëzim.Papa, i cili që në fillim e ndoqi ngjarjen dramatike, u informua menjëherë. Ta falënderojmë Zotin për këtë përfundim pozitiv. Njëkohësisht të vijojmë lutjen e impenjimin që çdo formë dhune, urrejtjeje e konflikti në zonat e ndryshme të Afrikës e në viset tjera të botës, të marrë fund. Pa harruar edhe impenjimin për shumë njerëz të pafajshëm, me mosha nga më të ndryshmet që, siç e dimë mirë, mbeten viktima të rrëmbimeve të papranueshme, në viset, ku vijojnë konfliktet.







All the contents on this site are copyrighted ©.