2014-05-30 18:31:04

Papa shuguroi ipeshkëv imzot Fabio Fabene: lutu me guxim për popullin tënd, i tha


Sot pasdite, Papa Françesku kremtoi meshën për shugurimin ipeshkvnor të imzot Fabio Fabene, zv.sekretar i Sinodit të Ipeshkvijve. Imzot Fabene bën pjesë në klerin e dioqezës së Viterbos, por është lindur në Romë, më 12 mars 1959. Pas studimeve, u shugurua meshtar më 26 maj 1984, ndërsa më 8 prill 2014, pra gati dy muaj më parë, u bë ipeshkëv titullar i Acquapendentes-s.
“Lutu me guxim për popullin, që të është besuar”, i tha Ati i Shenjtë imzot Fabenes. “Kujtohu se je pjestar i kolegjit të ipeshkvijve”, vazhdoi, duke e ftuar të bashkëpunojë me sivëllezërit, sidomos në detyrën e zv.sekretarit të Sinodit. E më pas, duke ia besuar ipeshkvin e ri Atit të Gjithpuhstetshëm, i kërkoi të vigjëlojë mbi grigjën. “Mos të të zerë gjumi”, përfundoi Papa Françesku.








All the contents on this site are copyrighted ©.