2014-05-30 17:27:45

Koncistor për disa Çështje Kanonizimi


Të enjten, 12 qershor, në orën 10.00, në sallën e Koncistorit të Pallatit Apostolik Vatikanas, gjatë kremtimit të Orës së Tretë, do të mblidhet Koncistori i Zakonshëm Publik, për Kanonizimin e të Lumëve:

- Giovanni Antonio Farina, ipeshkëv i Viçencës, themelues i Motrave Mësuese të Shën Dorotesë, Bija të Zemrave të Shenjta;
- Kuriakose Elias Chavara, i Familjes Shenjte, meshtar, themelues i Kongregatës së Karmelitanëve të Zojës së Papërlyer;
- Ludovico da Casoria, meshtar i Urdhërit të Fretërve të Vegjël, themelues i Kongregatës së Motrave Françeskane Elizabetine, të njohura me emrin “Bigie”;
- Nicola da Longobardi, meshtar oblat, i urdhërit Minimi;
- Eufrasia Eluvathingal e Zemrës së Krishtit, e Kongregatës së Rregulltareve të Nënës së Karmelit;
- Amato Ronconi, i të Tretit Urdhër të Shën Françeskut, themelues i spitalit të Shtegtarëve të varfër, në Saludecio, sot “Shtëpia e Pushimit Vepra e Përshpirtshme Amato Ronkoni”.









All the contents on this site are copyrighted ©.