2014-05-30 15:10:00

Javën e ardhshme Papa Françesku pret Katholikosin e Armenëve


Katholikosi i Kishës Armene Apostolike të Cilicisë, Arami I, do të jetë në Romë javën e ardhshme, për t’u takuar me Papën Françesku. Më 5 qershor do të luten së bashku, por Katholikosi i Armenëve do të zhvillojë disa takime edhe me dikasteret e Kuries Romake, veçanërisht me Këshillin Papnor për Bashkimin e të Krishterëve.
Arami I u zgjodh Katholikos i Kishës së Madhe të Cilicisë më 28 qershor 1995 dhe është takuar edhe me dy paraardhësit e Papës Françesku.
Kisha Armene Apostolike ka rreth 6 milionë besimtarë dhe dy patriarkate. Ndërmjet Kishës Katolike dhe asaj Armene Apostolike janë zhvilluar marrëdhënie të reja pas Koncilit II të Vatikanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.