2014-05-28 17:31:12

Data e takimit të Papës me viktimat e keqpërdorimit nuk është caktuar


Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Atë Federico Lombardi, saktësoi njoftimin që dha Papa Françesku në lidhje me një takim që do të ketë me viktimat e keqpërdorimit. Të hënën, gjatë fluturimit të kthimit në Vatikan nga Toka e Shenjtë, Papa dha lajmin se do të kremtonte meshë në Kapelën e Shën Martës me viktimat në fjalë. Atë Lombardi sqaroi se data nuk është caktuar ende, sikurse nuk është vendosur as cilët do të jenë pjesëmarrësit. Megjithatë pohoi se, si kremtimi, ashtu edhe mbledhja e Papës me viktimat pritet të zhvillohen. Për përgatitjen e kësaj ngjarjeje është ngarkuar Kardinali Sean O’Malley, të cilin para pak kohësh Papa e vuri në krye të komisionit të sapongritur për mbrojtjen e të miturve.








All the contents on this site are copyrighted ©.