Shqiptarët në Gjenancan, tek Zoja e Këshillit të Mirë
Udhëtimi i Papës Françesku në Tokën Shenjte, siç është e natyrshme, i kaloi disi në
plan të dytë veprimtaritë e tjera të Kishës, të cilave u kushtuam më pak vëmendje
gjatë ditëve të kaluara. Gjithsesi, ju patëm lajmëruar javës së kaluar se të dielën,
më 25 maj, do të zhvillohej shtegtimi tradicional i shqiptarëve në Gjenacan, për t’u
lutur tek Zoja e Këshillit të Mirë. Për këtë takim të përvitshëm, në të dielën e fundit
të majit, muajit kushtuar Zojës, na flet përgjegjësi i baritorisë së emigrantëve katolikë
shqiptarë në Itali, arbëreshi, don Pasquale Ferraro…