2014-05-27 14:16:36

Papa në Bazilikën e Zojës së Madhe për të falenderuar Shën Marinë


Sot, rreth orës 11.00, Papa Françesku shkoi në Bazilikën e Zojës së Madhe në Romë, për ta falenderuar Shën Marinë për udhëtimin në Tokën Shenjte e për t’ia besuar asaj frytet, që mund të lindin nga ky shtegtim. Papa, tregoi kryeprifti i Bazilikës, kardinali Santos Abril y Castello, çoi lule në elter e pastaj u lut për disa minuta. Më pas, përshëndeti besimtarët e pranishëm. Prelati deklaroi se Papa ishte shumë i kënaqur nga vizita në Tokën Shenjte. Françesku u largua rreth orës 11.30. Që nga fillimi i papnisë, kjo është hera e nëntë që shkon në Bazilikën e Zojës së Madhe.








All the contents on this site are copyrighted ©.