2014-05-26 11:34:28

Xhamia Al-Aksa


Xhamia Al-Aksa (më e largëta, në arabisht), sipas traditës myslimane, është vendi më i largët nga Meka, në të cilin është transportuar Muhameti gjatë Natës së Kadrit (të fatit). Ndërtesa është e fillimit të shekullit VIII; shkatërruar krejtësisht nga tre tërmete, bëhet seli i Templarëve për t’u kthyer në kultin islamik me Salahedinin. U rindërtuar dhe i rizbukurua shpesh, sidomos gjatë pushtimit otoman. Gjatë restaurimit të fundit, në vitin 1938, mbreti Faruk i Egjiptit bëri një tavan të ri dhe Musolini i Italisë dhuroi kolonat prej mermerit të famshëm të Karrarës. Në vitin 1966 u restaurua kupola, me zëvendësimin e mbulesës prej plumbi me fleta alumini. Mbi Shesh ndodhet edhe një Muze Islamik, që ruan dorëshkrime interesante, ndërmjet të cilave spikat një Kuran i epokës së mamelukëve (shekulli XIII).








All the contents on this site are copyrighted ©.