2014-05-26 11:57:44

Qendra “Hechal Shlomo”


Seli e Rabinatit të Madh të Izraelit, ngrihet krah Sinagogës së Madhe të qytetit. Është një ndërtesë imponuese, e ngritur në vitet ’60, me një strukturë që të kujton Tempullin e Salomonit: Hechal Shlomo do të thotë pikërisht, rezidenca e Salomonit. Ekzistojnë dy Rabinate të Mëdha në Izrael, që u përkasin bashkësisë Ashkenazi dhe Sefardite. Qendra është seli e të dy Rabinëve të Mëdhenj të Izraelit dhe e Gjykatës së Lartë Fetare. Në kornizën e hyrjes ndodhen peshoret e drejtësisë, ku shkruhet: “Ata le ta gjykojnë popullin me drejtësi” (Lp 16,18). Në fasadë, shihet një “menorah”, shandani hebraik me shtatë qirinj. Brenda qendrës ndodhet një sinagogë, ku ruhet një Arkë e Besëlidhjes, që vjen nga Padova e Italisë, një bibliotekë, ndërsa në katin e katërt, ndodhet “Sir Isaac and Lafy Wolfson Museum” – nga emri i filantropit, që financoi ndërtimin e Qendrës. Në këtë muze ndodhet një koleksion me objekte të kultit tradicional hebraik.








All the contents on this site are copyrighted ©.