2014-05-26 12:21:13

Presidenti i Shtetit të Izraelit


Presidenti i Shtetit të Izraelit, z. Shimon Peresh është lindur në Vishniev (Bjellorusi), në vitin 1923 dhe ka emigruar bashkë me familjen në Tel Aviv, në vitin 1934. Ka qenë ministër i jashtëm, ministër i mbrojtjes, zv.ministër dhe kryeministër. Çmim Nobel për paqen në vitin 1994, së bashku me Yitzhak Rabin dhe Jaser Arafatib për impenjimin e tyre në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, të cilat arritën kulmin me Marrëveshjen e Oslos. Më 13 qershor 2007 u zgjodh president i Izraelit. Është i martuar me zonjën Sonia dhe ka një vajzë e dy djem. Autor i shumë librave. U prit nga Papa Françesku në Vatikan, më 30 prill 2013.








All the contents on this site are copyrighted ©.