2014-05-26 11:34:17

Kupola e Shkëmbit


Kupola e Shkëmbit (Qubbet As Sakhra, në arabisht) është monumenti më i lashtë islamik në Tokën Shenjte. Xhamia e parë, e ndërtuar në vitin 640, u zëvendësua në vitin 687 nga vendi aktual i kultit, me bukuri të pakrahasueshme. Në shekullin XII shndërrohet nga kryqtarët në kishë me emrin Templum Domini, e prej këndej e ka origjinën urdhëri kavaleresk i Templarëve. Tempulli i kthehet kultit mysliman me Salahedinin, në vitin 1187. Ndërtesa është tetëkëndëshe; të gjitha anët kanë dekorime të çmuara, pjesa e fundit në mermer shumëngjyrësh, maja me pllaka majolike arabeske. Materiali i ndërtimit vjen nga shtëpi e kisha të mëparshme, bizantine dhe romake. Brenda, xhamia është e pasur me piktura e fraza të Kuranit, shkruar me ar, pas pasqyrime të natyrës, pasi Islami është ikonathyerës. Dyshemeje, me pllaka meremeri, mbulhet nga tapete të çmuara persiane. Në qendër të ndërtesës ngrihet Shkëmbi i Shenjtë, mbi të cilin është lutur Muhameti para se të ndërmerrte udhëtimin e tij drejt Qiellit, e mbi të cilin do të bien trumpetat në Ditën e Gjykimit të Mbramë. Kupola që mbulon Shkëmbin nga sipër mbahet nga 12 kolona të gjata, prej mermeri shumëngjyrësh. E formuar nga dy qemerë druri të vendosura njëra mbi tjetrën, kupola është e veshur nga jashtë me alumin të larë me ar. U la me ar në vitet ’90 nga mbreti jordanez Hussein. Brenda, tavani është i veshur krejtësisht me një mozaik me sfond të artë.








All the contents on this site are copyrighted ©.