Kisha e Jeruzalemit u ngrit në seli patriarkale me Koncilin e Kalçedonisë (541). Me
ardhjen e Islamit, bashkësia e krishterë u zvogëlua dalëngadalë dhe Patriarkati, i
dobësuar, i kërkoi mbështetje Kishës më të fuqishme të Kostandinopojës. Kur Bizanci,
në gjysmën e parë të shekullit XI, kaloi përfundimisht me skizmatikët, edhe Kisha
e Jeruzalemit e ndoqi pas. Kur kryqtarët hynë në Jeruzalem, në vitin 1099, gjetën
një seli patriarkale vakante, pas vdekjes së Patrikut grek Simeon, në Qipro ku ishte
strehuar. Atëherë u emërua Arnuli, Patriku i parë latin. Patrikët latinë ndoqën njëri-tjetrin
në Jeruzalm deri në vitin 1187, më pas u transferuan në Akri deri në rënien e qytetit
në vitin 1291. Nga ajo datë, Selia patriarkale u bë titullare, deri në rivendosjen
si Seli rezidenciale nga Piu IX (Nulla celebrior, 23 korrik 1847). Më 17 prill 1848,
Patriku Xhuzepe Valerga hyri në formë solemne në Varrin e Krishtit, Katedrale e Patrikëve
të Jeruzalemit. Që nga ajo ditë janë ulur në atë fron gjashtë Patrikë të tjerë: Imzot
Vinçenc Brako (1873-1889), Imzot Luigj Piavi, ofm (1889-1905), imzot Filip Kamasei
(1907-1919), imzot Luigj Barlasina (1920-1947), Imzot Albert Gori, ofm (1949-1970),
imzot Xhakomo Beltriti (1970-1987), Imzot Mishel Sabah, emëruar nga Papa Gjon Pali
II dhe shuguruar prej tij në Bazilikën e Shën Pjetrit më 6 janar 1988. Patriku aktual
është Fuad Tual, që nga 21 qershori 2008.