Vizita e Atit të Shenjtë në vendin e Pagëzimit të Jezusit: Zoti na mësoftë të ecim
këmbëzbathur drejt paqes
Pas meshës në Stadiumin Ndërkombëtar të Amanit, Papa Françesku vizitoi vendin e Pagëzimit
të Jezusit, në brigjet e lumit Jordan. Ati i Shenjtë, në ndryshim nga shën Gjon Pali
II dhe Benedikti XVI, u lejua të afrohej fare pranë bregut, ku Papa u lut në heshtje,
bekoi ujrat dhe nënshkroi Librin e Nderit. Në përfundim, Ati i Shenjtë hyri në kishën
latine nga absidi, ku ishte përgatitur një sakresti, enkas për Papën. Kisha është
në ndërtim e sipër e akoma nuk ka përfunduar. Gurin e parë të saj e pati bekuar Papa
Benedikti XVI, gjatë shtegtimit të tij në Tokën Shenjte, më 10 maj 2009. Ja ç’shkroi
Papa në Librin e Artë të vendit të shenjtë të Pagëzimit të Jezusit, duke iu referuar
një himni liturgjik: “‘Me shpirt e këmbë lakuriq, iu afruan pagëzimit dymbëdhjetë
fise të Izraelit’. I lutem Zotit të gjithpushtetshëm e të mëshirshëm të na mësojë
të gjithëve të ecim përpara, në praninë e Tij, me shpirtin e me këmbët lakuriq e me
zemrën e hapur për mëshirën hyjnore e për dashurinë ndaj vëllezërve. Kështu, Zoti
do të jetë gjithçka në të gjithë e do të mbretërojë paqja. Faleminderit, që i ofroni
njerëzimit këtë vend dëshmie. Françesku”.