2014-05-24 15:08:16

Shtegtimet ndërkombëtare të Papës Françesku


Papa Françesku shkoi, nga 22 deri më 29 korrik 2013, në Rio de Zhanejro për të kremtuar Ditën XXVIII Botërore të Rinisë. Pas vizitës së mirësjelljes presidentes së Republikës, Dilma Rousseff, në Pallatin Guanabara, e një dite pushimi, vizitoi Shenjtëroren e Zojës së Papërlyer në Aparesida dhe spitalin e Shën Françeskut të Asizit. Më pas shkoi në favelën e Varginha për t’u takuar me banorët e kësaj lagjeje mjerimi. Më 26 korrik kremtoi Udhën e Kryqit, ndërsa të shtunë, më 27 korrik, natën pa gjumë të lutjes, në Kopakabana. Më 28 korrik Papa Françesku kremtoi Meshën e mbylljes, në Kopakabana. Në përfundim të kremtimit njoftoi se Dita e ardhshme Botërore e Rinisë do të kremtohet në Krakov të
Polonisë, nga 26 deri më 31 korrik
2016.
Ati i Shenjtë do të vizitojë, muajt e ardhshëm, Korenë e Jugut. Njoftimin e dha në përfundim të Meshës, të Dielën e Larit:
“Në këtë rrethanë, kam gëzimin të njoftoj se, në dashtë Zoti, më 15 gushtin e ardhshëm, në Daejon të Republikës së Koresë, do të jem në mes të të rinjve të Azisë, në takimin e tyre të madh Kontinental”.
Takimi do të zgjasë nga 14 deri më 18 gusht.







All the contents on this site are copyrighted ©.