2014-05-24 15:07:41

Prania e krishterë në Jordani


Prania e të krishterëve në Jordani fillon që nga shekulli I pas Krishtit. E vërtetojnë këtë shkrimet e Euzebit të Çezaresë (264-240) i cili pohon se të krishterët e Jeruzalemit, në vitin 68 pas Krishtit, para rrënimit të qytetit nga ana e Titit, ikën në Pella e në zonat përqark. Shumë fise vendase u kthyen në fenë e krishterë e, sidomos, fisi i Gasasinës në qendrën veriore të vendit e nabatejtë në jug. Në shumë zona, krishterimi iu përshtat jetës fisnore të banorëve vendas. Çdo fis zgjidhte ipeshkvin e vet, që drejtonte jetën shpirtërore të besimtarëve. Ndërmjet shekullit V e VI, të krishterët ndërtuan shumë Kisha, rrënojat e të cilave i bënë ballë kohës, si dëshmi e gjallë e pranisë së krishterimit të parë në këto troje. Pas pushtimit arab, numri i myslimanëve u rrit vazhdimisht, ndërsa ai i të krishterëve, u pakësua. Sot në Jordani numrohen rreth 107 mijë besimtarë, të cilët nuk e braktisën vendin gjatë emigrimit të madh, që nisi në vitet ‘50.







All the contents on this site are copyrighted ©.