2014-05-24 10:51:11

Papa Françesku drejt Tokës së Shenjtë


Papa Françesku u nis drejt Tokës Shenjte, për shtegtimin e dytë ndërkombëtar të papnisë së tij, pas DBR-së së Rio de Zhanejros. Avioni papnor, një A321 i Alitalia-s, u shkëput nga aeroporti i Fiumicino-s, rreth orës 8.25. Arritja në Aman të Jordanisë parashikohet rreth orës 12.00, me orën evropiane. Dje paradite Papa shkoi në Santa Maria Maggiore per t’ia besuar Zojës këtë shtegtim.Pas përshëndetjes së mirëseardhjes, veprimtaria kryesore e sotme është Mesha Shenjte, në të cilën priten të marrin pjesë rreth 50 mijë vetë. Kremtimi do të mbahet në Stadiumin Ndërkombëtar të Amanit e do të shoqërohet nga më se njëmijë gazetarë të akredituar, ardhur nga anë e anës në kryeqytetin jordan për të ndjekur ditën e parë të këtij shtegtimi.Në Aman janë edhe të dërguarit e Radio Vatikanit, që do ta ndjekin nga afër gjithë shtegtimin papnor.







All the contents on this site are copyrighted ©.