Programi zyrtar i Shtegtimit Apostolik në Tokën e Shenjtë; Jordani, Izrael, Shteti
i Palestinës
E shtunë, 24 maj 2014 JORDANI - AMMAN 08:15 Nisja
me avion nga Aeroporti Romë-Fiumiçino, per Amman; 13:00 Arritja në Aeroportin
Ndërkombëtar “Queen Alia” të Amman-it; 13:45 Ceremonia e mirëseardhjes
në Pallatin Mbretëror Al-Husseini në Amman. Vizita e mirësjelljes Lartmadhërive të
Tyre, Mbretit e Mbretëreshës së Jordanisë; 14:20 Takim me autoritetet
e Mbretërisë së Jordanisë; Fjalimi i Atit të Shenjtë 16:00 Mesha
Shenjte në “Stadiumin ndërkombëtar” të Amman-it; Homelia e Atit të Shenjtë. 19:00 Vizita
në vendin e Pagëzimit në “Bethany beyond the Jordan”. 19:15 Takimi me
refugjatët e me të rinjtë handikapatë, në kishën latine të “Bethany beyond the Jordan”.
Fjalim i Atit të Shenjtë
E diel, 25 maj 2014
08:15 Përshëndetja
e lamtumirës Jordanisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Queen Alia” të Amman-it. 08:30 Nisja
me helikopter nga Aeroporti Ndërkombëtar “Queen Alia” i Amman-it per Bethlehem. PALESTINË
- BETLEHEM 09:20 Arritja në Heliportin e Betlehemit; 09:30 Ceremonia
e Mirëseardhjes në Pallatin Presidencial në Betlehem. Vizita e mirësjelljes Presidentit
të Shtetit të Palestinës. 10:00 Takimi me autoritetet palestineze; Fjalim
i Atit të Shenjtë. 11:00 Mesha Shenjte në Sheshin e Grazhdit, në
Betlehem. Homelia e Atit të Shenjtë. Lutja Regina Coeli.
13:30 Drekë me familjet e Palestinës në Kuvendin françeskan të Shtëpisë së Re,
në Betlehem. 15:00 Vizita private në Shpellën e Lindjes së Krishtit,
në Betlehem. 15:20 Përshëndetja fëmijëve të Kampeve të Refugjatëve të
Dheisheh, Aida e Beit Jibrin në qendrën Phoenix të Kampit të refugjatëve të Dheisheh. 15:45 Përshëndetja
e lamtumirës Shtetit të Palestinës në Heliportin e Betlehemit. 16:00 Nisja
me helikopter nga Heliporti i Betlehemit, për Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion
të Tel Aviv-itù
IZRAEL – TEL AVIV 16:30 Ceremonia e Mirëseardhjes
në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, në Tel Aviv. Fjalimi i Atit të Shenjtë. IZRAEL
- JERUZALEM 17:15 Zhvendosja me helikopter në Jeruzalem. 17:45 Arritja
në Heliportin e Jeruzalemit, mbi Malin Scopus. 18:15 Takim privat me
Patrikun Ekumenik të Kostandinopojës në Delegacionin Apostolik të Jeruzalemit Nënshkrim
i deklaratës së përbashkët 19:00 Takim Ekumenik me rastin e 50-vjetorit
të takimit të Papës Pali VI e Patrikut Atenagora në Bazilikën e Varrit të Shenjtë,
në Jeruzalem. Fjalimi i Atit të Shenjtë. 20:15 Darkë me
Patriarkët e Ipeshkvijtë si dhe me grupin shoqërues të Papës, në Patriarkatin Latin
të Jeruzalemit.
E HËNË, 26 MAJ 2014
08:15 Vizita Myftiut
të Madh të Jeruzalemit, në ndërtesën e Këshillit të Madh, mbi Sheshin e Xhamive. Fjalim
i Atit të Shenjtë. 09:10 Vizita në Murin Përendimor të Jeruzalemit. 09:45 Vendosja
e luleve në Malin Herzl të Jeruzalemit. 10:00 Vizita në Memorialin e
Yad Vashem, në Jeruzalem. Fjalimi i Atit të Shenjtë. 10:45 Vizita
e mirësjelljes dy Kryerabinëve të Izraelit, në Qendrën Heichal Shlomo, pranë Sinagogës
së Madhe të Jeruzalemit. Fjalim i Atit të Shenjtë. 11:45 Vizita
e mirësjelljes Presidentit të Shtetit të Izraelit, në Pallatin Presidencial të Jeruzalemit.
Fjalim i Atit të Shenjtë. 13:00 Audienca private me Kryeministrin
e Izraelit në Notre Dame Gerusalemme Center. 13:30 Drekë me Grupin shoqërues
papnor në Notre Dame Gerusalemme Center a Jeruzalem. 15:30 Vizitë private
Patrikut Ekumenik të Kostandinopojës, në ndërtesën para kishës ortodokse të Viri
Galileai mbi Malin e Ullinjve. 16:00 Takim me Meshtarët, Rregulltarët,
Rregulltaret e Seminaristët, në kishën e Gjetsemanit, pranë Kopshtit të Ullinjve .
Fjalim i Atit të Shenjtë 17:20 Mesha me Ipeshkvijtë e Tokës
së Shenjtë e me Grupin Shoqërues Papnor, në sallën e Çenakullit, në Jeruzalem. Homelia
e Atit të Shenjtë 19:30 Transferim me helikopter nga Heliporti i
Malit Scopus në Jeruzalem, në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion të Tel Aviv-it. 20:00 Përshëndetja
me Shtetin e Izraelit, në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion të Tel Aviv-it. 20:15 Nisja,
me avion, nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion i Tel Aviv-it, për në aeroportin Romë-Ciampino. ROMË
- ITALI 23:00 Arritja në aeroportin e Romë-Ciampino. Kujtojmë
se ora e Tokës së Shenjtë ecën një orë më përpara orës evropiane.