2014-05-21 15:14:49

Atë Lombardi: asnjë hetim për kardinalin Bertone


Kardinali Tarçizio Bertone, ish- Sekretar i Shtetit të Vatikanit, është këto ditë në shënjestër të shtypit botëror për një problem transferimi fondesh të IOR-it (Instituti për Veprat Fetare), autorizuar prej tij. Nuk vonoi deklarata e drejtorit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi: “Përsa u përket lajmeve, që qarkullojnë këto orë, deklaroj se nuk ka asnjë hetim me karakter penal ndaj kardinalit Tarçizio Bertone, nga ana e magjistraturës vatikanase”. Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se kardinali po hetohet për shpërdorime.








All the contents on this site are copyrighted ©.