2014-05-20 14:08:19

Dhimbja e Papës për vdekjen e fëmijëve në aksidentin e Kolumbisë


Arriti menjëherë jashtë kufijve, jehona e aksidentit të Kolumbisë, ku humbën jetën 33 fëmijë, për shkak se autobuzi me të cilin po shkonin në shkollë mori flakë. Lajmi, nga Fundacion, preku edhe zemrën e Papës Françesku, i cili i dërgoi një telegram ngushëllimi ipeshkvit të dioqezës së Shën Martës, imzot Ugo Eugjenio Puçini Banfi. Ati i Shenjtë lutet për viktimat e vogla të kësaj tragjedie dhe u shpreh afërsinë e tij familjeve të fëmijëve. Pastaj, mendimi i Papës shkon në 20 fëmijët me djegje të rëndësishme, të shtruar në spital. Ati i Shenjtë uron që të shërohen sa më shpejt.
Ndërkaq, autoritetet kolumbiane kanë arrestuar shoferin dhe predikatorin evangjelist, që organizoi këtë udhëtim. Të dy do të përgjigjen para ligjit. Edhe vetë shoferi humbi dy fëmijët e tij në flakët e aksidentit, por nuk kishte liçencë për t’i dhënë makinës e autobuzi nuk ishte më i autorizuar të qarkullonte, që nga viti 2012.







All the contents on this site are copyrighted ©.