2014-05-19 14:47:36

Papa priti mbretin e Bahreinit: impenjim për paqen në Lindjen e Mesme


Papa Françesku priti sot paradite, mbretin e Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa. Gjatë bisedës, njofton nota e Sallës së Shtypit të Vatikanit, “u fol për disa tema me interes të përbashkët, duke iu referuar veçanërisht impenjimit në favor të paqes dhe të qëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme”. Iu kushtua rëndësi promovimit të dialogut dhe të bashkëjetesës paqësore ndërmjet gjithë protagonistëve të shoqërisë. Së fundi, u vu në dukje kontributi pozitiv i pakicës së krishterë, që jeton në Bahrein. Papa vlerësoi interesimin personal të mbretit për nevojat e bashkësisë katolike vendase.








All the contents on this site are copyrighted ©.