2014-05-19 15:37:17

Kardinali Parolin: Sudani, komb në zemër të Papës


T’i çojë mesazhin e pajtimit e të mëshirës popullit sudanez: ishte ky misioni që kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, ia besoi imzot Hubertus Mathrues Maria van Megen, emëruar, më 9 mars, nga Papa Françesku, nunc apostolik në vendin afrikan, pas shugurimit ipeshkvnor, të shtunën e kaluar, në katedralen e Shën Kristoforit, në Roermind të Holandës.“Për ushtrimin e misionit tënd ipeshkvnor, kujtoi kardinali Parolin, duke iu drejtuar prelatit, dërgohesh si përfaqësues i Atit të Shenjtë në Sudan, komb shumë pranë zemrës së Papës, vend i vuajtur, i rrënuar nga dhuna e trazirat civile. E, shtoi, në bashkim me ipeshkvijtë e këtij vendi, je i thirrur ta shpallësh, me fjalë e me shembull, Ungjillin, mesazh pajtimi, faljeje e mëshire. Në mënyrë të posaçme, nënvizoi, je i thirrur ta mbështesësh bashkësinë e krishterë në Sudan, grigjë e vogël, por tejet e dashur për Zotin, duke e përforcuar në fe e në besnikëri ndaj urdhërimit të madh: “Duaje Zotin e të afërmin!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.