2014-05-16 14:59:53

Kardinali Koch: Papa në Tokën e Shenjtë, shpresa të reja për ekumenizmin


Ditët kalojnë e afrohet data 24 maj, kur Papa do të shkelë në Tokën e Shenjtë në një shtegtim tejet të rëndësishëm triditor. Tri ditë, të ngarkuara me veprimtari, sa zyrtare, aq simbolike, në Tokën e Jezusit, siç na e shpjegon kryetari i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit e të krishterëve, kardinali Koch, në mikrofonin tonë:RealAudioMP3

Përgjigje: - Der Anlass für diesen Besuch ist ja die Erinnerung an die erste Begegnung…
Shkasi për këtë vizitë është përkujtimi i takimit të parë të Patrikut Atenagora me Papën Pali VI, në Jeruzalem. Ishte muaji janar, 50 vjet më parë, kur u takuan fillimisht, pas shumë, shumë kohe. Kjo shënoi rihapjen e dialogut. E me takimin ndërmjet përfaqësuesve aktualë të Kishës, Papës Françesku e Patrikut Bartolomeu, shpresoj se marrëdhëniet e mira, që kemi pasur gjatë këtyre 50 vjetëve, do të thellohen më tej, për të bërë, kështu, edhe hapa të reja në të ardhmen.

Pyetje: - A mund të përfytyrojmë ndonjë hap konkret, apo flasim kryesisht në planin ‘simbolik’ ?

Përgjigje: - Ich glaube es ist mehr eine symbolische Ebene, aber symbolische Ebenen sind …
Besoj se bëhet fjalë kryesisht për plane simbolike, por në fushën e ekumenizmit planet simbolike janë shumë të rëndësishme. Duhet dalluar dialogu i dashurisë, nga dialogu i së vërtetës, pa harruar se dialogu i së vërtetës mbi çështje teologjike nuk është aspak i thjeshtë e nuk funksionon, pa dialogun e dashurisë. I parë me këtë sy, takimi i Papës me Patrikun është një ngjarje me rëndësi të dorës së parë.

Pyetje: - Ç’të re çon Papa në Tokën e Shenjtë, në këndvështrimin ekumenik?

Përgjigje: - Der Papst bringt zunächst sich selbst und seine Botschaft, und das ist eine
Në radhë të parë, Papa çon vetveten e mesazhin e vet, e ky është mesazh paqeje, pajtimi e vëllazërimi në marrëdhëniet ekumenike.

Pyetje: - Ju jeni kompetent edhe për dialogun me hebrenjtë: cilat janë, edhe në këtë fushë, shpresat, që lindin nga kjo vizitë?

Përgjigje: - Die Begegnungen mit den Juden und den Repräsentanten von Israel sind auf …
Takimi me hebrenjtë dhe me përfaqësuesit e Izraelit zhvillohet në dy plane. Nga njëra anë, takimet me përfaqësuesit e Shtetit - presidentin, kryeministrin dhe autoritetet e shtetit – që synojnë në forcimin dhe thellimin e lidhjeve ndërmjet Vatikanit e Izraelit; nga ana tjetër, parashikohet takimi me Rabinin e Madh të Jeruzalemit: ky është një nga aspektet e dialogut, për të cilin kujdeset Komisioni ynë i marrëdhënieve fetare me Hebraizmin. Natyrisht edhe ky do të kontribuojë për thellimin e marrëdhënieve me Rabinatin e Madh të Jeruzalemit.

Pyetje: - Vizita e Papës do të zgjasë vetëm tri ditë por, në të vërtetë, gjithçka është shumë e rëndësishme…

Përgjigje: - Das Programm ist relativ kurz – drei Tage; und es sind alles sehr wichtige Sachen…
Koha është relativisht e shkurtër, vetëm tri ditë, por në të vërtetë, gjithçka është shumë e rëndësishme e duhet nënvizuar…Do të ketë tri përmasa: ajo ekumenike, në takimin me Patrikun Bartolomeu e në kremtimin ekumenik, gjatë të cilit Papa Françesku do të takohet edhe me patrikë të tjerë: atë grek-ortodoks të Jeruzalemit dhe patrikun e Kishës armeno-apostolike; pastaj, do të vihet theksi mbi hebraizmin, me vizitat zyrtare; e pastaj akoma, natyrisht, vizita në Murin e Lotëve, në Yad Vashem, vizita tek varri i Herzl… të gjitha, takime të rëndësishme. Pastaj është edhe takimi me Myftinë e Madh e kështu shtohet edhe përmasa ndërfetare, posaçërisht me Islamin.








All the contents on this site are copyrighted ©.