2014-05-15 16:03:59

Dita e familjes. Imzot Palja në OKB: ta vendosim familjen në qendër të politikës


U kremtua sot Dita XX Botërore e Familjes, e cila kremtohet çdo vit, më 15 maj, sipas datës së caktuar nga OKB-ja. Përfaqësia diplomatike e Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara propozoi një takim në selinë e organizatës ndërkombëtare, në të cilin foli edhe kryetari i Këshillit Papnor për Familjen, imzot Vinçenco Palja. E ftuam telefonikisht në mikrofonin tonë, për ta pyetur cili është kontributi e dëshmia që mund të japë familja e krishterë për familjen jo besimtare. Ta dëgjojmë: RealAudioMP3
Unë besoj se familja e krishterë ka përgjegjësi, jo aq në formimin e një familjeje të ndryshme, por ka për detyrë të thellojë vlerat e familjes njerëzore në përgjithësi. E jo më kot, në Kombet e Bashkuara, unë fola për familjen si pasuri, si burim, së bashku me rabinin argjentinas Skorka, me kreun mysliman të një seksioni të OKB-së, El Naser dhe me një grua nigeriane, duke dëshmuar afërsinë tonë me tragjedinë e atij vendi. Pra, kemi një pasuri të përbashkët, që duhet vlerësuar e propozuar. Veçoria e perspektivës së krishterë është kjo: dashuria, ose bekimi i Zotit, që marrin bashkëshortët e krishterë, nënvizon se dashuria familjare nuk është egocentrike, nuk mbyllet mes mureve të shtëpisë, por është dashuri, që të nxit t’i kapërcesh të gjitha kufinjtë. Prandaj, familja e krishterë i kapërcen kufinjtë dhe lidhet me familje të tjera; kapërcen prirjen për të parë vetëm vetveten dhe shkon drejt të varfërve… Pra, ajo dashuri që merret si dhuratë ditën e martesës të çon deri në periferitë e planetit.
Pra, familja e krishterë duhet të promovojë integrimin shoqëror dhe solidaritetin ndërmjet brezave. Ç’duhet bërë më tej?
Mendoj se është e dosmodoshme të riformohet lidhja ndërmjet brezave, që kalon përmes procesit të edukimit, pjesë e misionit të Kishës. Sot, flitet për “avullimin” e babait: ç’do të thotë kjo? Shumë baballarë e kanë braktisur impenjimin, përgjegjësinë që kanë. T’i thuash fëmijës “jam si vëllai yt” do të thotë të mos e kuptosh përgjegjësinë që ke për të si prind. Prirja evropiane për të krijuar familje me një person, do të thotë se jemi larguar nga lidhjet me të tjerët. Lidhjen për gjithë jetën me një tjetër e konsiderojmë të padurueshme. Kjo do të thotë se vetëm “uni” ka rëndësi. Është mënyra më e frytshme për ta shkatërruar nga brenda shoqërinë e jetën e përbashkët ndërmjet njerëzve.








All the contents on this site are copyrighted ©.