2014-05-14 14:24:23

Papa u lut për minatorët në Turqi; për emigrantët e vdekur në Mesdhe, theksoi me keqardhje të thellë: “ploje të turpshme!”.


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi dy ngjarje tragjike: aksidentin në një minierë të Turqisë dhe fundosjen e një anijeje, ngarkuar me njerëz të dëshpëruar, në kërkim të një jete tjetër, në bregun tjetër. Ja si u shpreh Papa:RealAudioMP3 “Të dashur vëllezër, ju ftoj të luteni për minatorët, që vdiqën dje në minierën e Somës, në Turqi, e për të gjithë ata, që mbeten ende të ngujuar ndër galeritë. Zoti i pranoftë të vdekurit në shtëpinë e Tij e u dhëntë forcë familjarëve”.

E në vijim, Papa kërkoi jo vetëm lutje, por edhe përpjekje konkrete që të mbrohet kudo e kurdoherë më e çmuara nga të gjitha të drejtat e njeriut: ajo për të jetuar: Të lutemi edhe për njerëzit, që këto ditë humbën jetën në Detin Mesdhe. Të vihen në plan të parë të drejtat e njeriut, të lutemi për këtë; të vihen në plan të parë të drejtat e njeriut e të bashkohen forcat për t’i parandaluar këto ploja të turpshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.