“Të bashkohemi të gjithë në lutje për lëshimin e menjëhershëm të liceisteve, të rrëmbyera
në Nigeri!”. Papa Françesku bashkoi, kështu, zërin, përmes rrjetit, me zërat e
personaliteteve të mbarë botës, që po e ndjekin ngjarjen, për të kërkuar lirimin
e më se 200 vajzave nigeriane, rrëmbyer këto ditë nga Boko Haram.