2014-05-10 13:51:53

Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë: “Maria në Kishën shenjte”, par. 22, 23, 24


Shfletojmë “Traktatin e devocionit të vërtetë për Marinë”, sot paragrafët 22, 23, 24, gjithnjë nga pjesa e parë e librit, në nëntitullin i ri “Maria në Kishën shenjte”. Shën Luigji Maria Grignion de Monfort flet për praninë e Marisë në jetën e njeriut të të gjitha kohërave, për virtyt të vetë Trinisë Shenjte. RealAudioMP3

22. Qëndrimi që mbajtën Tri Vetjet e Trinisë në Mishërimin e në ardhjen e parë të Jezu Krishtit, vijon çdo ditë, në mënyrë të padukshme, në Kishën shenjte, e ata do ta ruajnë deri në të sosur të shekujve, në ardhjen e fundme të Krishtit.

23. Hyji Atë mblodhi një masë ujërash, e i quajti det; mblodhi bashkë të gjitha hiret, e i quajti Mari. Ky Zot i madh zotëron një thesar, a një depo tejet të pasur, ku ka mbyllur gjithë ç’është e bukur, e shkëlqyer, e rrallë, e çmuar, deri Birin e vet: ky thesar i pafund nuk është tjetër, veçse Maria, që shenjtorët e quajnë thesari i Zotit e që i pasuron njerëzit me begatinë e hireve të saj.
24. Hyji Bir i përcolli Nënës gjithçka fitoi me jetën e Tij e me vdekjen e Tij, meritat e Tij të pafundme e virtytet e Tij të mahnitshme; e e caktoi rojtare të thesareve, që ia la trashëgim Ati; përmes saj ia jep meritat e Tij gjymtyrëve të veta, ua përcjell virtytet, ua shpërndan hiret; është rava e tij misterioze; lugu i kroit i tij, përmes të cilit rrjedhin ëmbëlsisht e begatisht përdëllimet e Zotit.








All the contents on this site are copyrighted ©.