Françesku: duhet solidaritet, për të dalë nga kriza
Ka shumë rëndësi të punohet për vlerën e solidaritetit! Këtë theksoi sot Papa Françesku
që, duke pritur anëtarët e Fondacionit Centesimus Annus-Pro pontifice, i porositi
të mos i lënë vetëm sipërmarrësit, në situatën e rëndë të krizës. Françesku, që e
ka fort për zemër temën e punës, rikujtoi se Ungjilli na kërkon ta vëmë gjithnjë në
plan të parë njeriun dhe të mirën e përbashkët, edhe në marrëdhëniet ekonomike. Ati i Shenjtë
shfrytëzoi rastin e audiencës me Fondacionin Centesimus Annus, për t’u ndaluar tek
shkaqet e krizës, që po e heq zvarrë botën prej një kohe tepër të gjatë, duke u rrëmbyer
sipërmarrësve gjumin e shpesh edhe shpresat. Si vuri rishtas me forcë theksin mbi
ndarjen e përbashkët dhe solidaritetin, Papa vijoi të kujtojë se në sistemin e sotëm
ekonomik e, si pasojë, edhe në mendësinë, që lind prej tij, fjala solidaritet është
bërë shqetësuese, madje e mërzitshm. E, herë-herë, shikohet deri si të ishte fjalë
e ndyrë, që nuk duhet përdorur, shtoi Ati i Shenjtë, duke u folur lirisht të pranishmëve: “Kriza
e këtyre viteve, me shkaqe të thella të natyrës etike, e ka shtuar ‘alergjinë’ për
fjalë si solidariteti, shpërndarja e drejtë e të mirave materiale, përparësia e punës…E
arsyeja kryesore është se nuk mundet, a më mirë të themi, nuk do të studiojë në ç’mënyrë
këto vlera etike, mund të bëhen konkretisht vlera ekonomike, domethënë, nuk do ta
nxisë zhvillimin e ndershëm në prodhim, në punë, në tregti, në vetë financën”. Ati
i Shenjtë kujtoi se, në këtë atmosferë, sipërmarrësit e krishterë kanë një detyrë
të posaçme: ta ballafaqojnë gjithnjë Ungjillin, me realitetin, ku punojnë: “Ungjilli
u kërkon ta vënë në plan të parë njeriun, të mirën e përbashkët, të luajnërolin e tyre, që të krijohen mundësi për punë, për punë dinjitoze. Natyrisht
kjo sipërmarrje nuk mund të kryhet duke u izoluar, por duke bashkëpunuar me të tjerët,
që mbështeten mbi të njëjtën bazë etike e duke u përpjekur për ta zgjeruar sa më shumë
rrjetin”. Bashkësia e krishterë, në shprehjet e veta më të ndryshme, shtoi
Papa, është vendi ku sipërmarrësi, por edhe politikani, profesionisti e sindikalisti,
thithin limfën e nevojshme për të ushqyer impenjimin e tyre e për të bashkëpunuar
si vëllezër.