2014-05-08 15:10:53

Governatorati i Vatikanit denoncon: janë nënshkruar kontrata fallco për punë


“Gjatë ditëve të fundit arrijnë sinjalizime shqetësuese për firma që duke pretenduar se janë ngarkuar zyrtarisht nga Governatorati i Qytet-Shtetit të Vatikanit, nënshkruajnë kontrata fallco punësimi pranë vetë Governatoratit ose pranë disa nga firmat, që shërbejnë në Vatikan”: kështu pohohet në komunikatën e Governatoratit, që fton të mos besohen premtime të tilla të rreme dhe sqaron se zgjedhja e personelit, që punon në Vatikan, nuk i është besuar asnjëherë firmave të jashtme. Në komunikatë, dënohet ashpër ky akt, që përfiton nga çasti i krizës, për të shfrytëzuar mirëbesimin e të rinjve dhe të familjeve, që kërkojnë punë. Në këtë moment, deklarohet, nuk parashikohen punësime në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.