2014-05-07 13:19:47

Nesër, Lutja e Pompeit: të lypim ndërmjetësimin e Marisë për paqen në Kishë e në botë


Në audiencën e përgjithshme, Papa Françesku kujtoi se nesër Kisha i larton lutjen Zojës Rruzare të Pompeit : “Në këtë Shenjtërore të famshme, njoftoi Ati i Shenjtë, do të shkojë Sekretari i Shtetit, kardinali Parolin". I ftoj të gjithë, vijoi, të kërkojnë ndërmjetësimin e Marisë, që Zoti të jetë i mëshirshëm për Kishën e vet e t’i japë paqe, Asaj e botës mbarë. Ia besoj, posaçërisht, Nënës sonë, të rinjtë, të sëmurët e çiftet e reja, të pranishëm sot këtu, dhe i porosis të gjithë ta vlerësojnë, në këtë muaj, kushtuar Zojës së Bekuar, Rruzaren Shenjte.







All the contents on this site are copyrighted ©.