2014-05-07 17:13:37

Ipeshkvinjtë e Shqipërisë e përfundojnë mbledhjen me një letër për Papën Françesku


U mbyll sot, në Tiranë, asambleja e përgjithshme e zakonshme e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, e cila mori në shqyrtim çështje të rëndësishme të jetës së Kishës në vend, si rishikimi i përkthimit dhe botimi i Mesharit Romak, botimi i përmbledhjes së Katekizmit të Kishës Katolike, rastet e pavlefshmërisë së martesave dhe organizimi i Kuvendit Kombëtar Kishtar, që do të mbahet në shtator.
Për hollësitë, të dëgjojmë zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Albert Nikolla...RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.