2014-05-05 15:03:21

Papa ipeshkvijve të Burundit: vetëm Ungjilli mund t’i shërojë plagët e vendit tuaj


“Në një vend ende të plagosur nga konfliktet e tmerrshme të së kaluarës së afërt, ju duhet të jeni dëshmitarë të Ungjillit edhe në fushën e pasurisë publike”. Është kjo porosia kryesore, që u dha Papa, në fjalimin e dorëzuar, ipeshkvijve të Burundit, pritur për vizitë ‘ad Limina’ në Vatikan. Theksin kryesor, në bisedë me prelatët, Papa e vuri mbi formimin e kandidatëve për meshtari dhe rrënjosjen e Ungjillit në jetën e njerëzve. Kur lufta i ka mësuar ta urrejnë njëri-tjetrin, paqja mund të rikthehet vetëm nëse në zemrat e njerëzve mbillet përsëri vëllazërimi. Vetëm Ungjilli mund t’i shërojë plagët e hapura nga lufta e nga varfëria e skajshme, nënvizoi me forcë Ati i Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.