2014-05-04 13:44:00

Kisha romake e Shën Stanislaut në Botteghe Oscure


Papa Françesku e kremtoi sot meshën e së dielës së tretë pas Pashkëve, në kishën romake të Shën Stanislaut në Botteghe Oscure.
Kujtojmë se kjo kishë njihet edhe si kisha e polakëve, pasi prej kohësh mbahet e administrohet prej tyre, duke u bërë pikë referimi edhe për emigrantët nga Polonia, që jetojnë në kryeqytetin e Italisë. Kjo kishë mesjetare kujtohen në dokumente të viteve 1174 dhe 1209. Një epigraf, që sot ruhet në hyrjen e Pallatit Buziri në rrugën Aurora, i referohet rindërtimit të kishës, më 27 tetor 1285. Kjo copëz është e vetmja që ka mbetur nga kisha mesjetare, e ndërtuar mbi rrënojat e Circo Flaminio. Quhej “San Salvatore in pensilis de Sorraca” duke e marrë emrin nga familja “Sorraca”.
Papa Gregori XIII ia pati dhënë kishën kardinalit polak Sanislao Osio, i cili, në vitin 1580, e ristrukturoi duke e kthyer në kishë kombëtare të polakëve në Romë. Po ai, ia kushtoi shenjtorit pajtor të Polonisë, Stanislaut.







All the contents on this site are copyrighted ©.