2014-04-27 13:22:40

Papa në lutjen e Mbretëreshës Qiellore: Festë feje, ditë e paharrueshme


Në përfundim të Meshës për shenjtërimin e Gjonit XXIII dhe Gjon Palit II, Papa Françesku kryesoi lutjen e Mbretëreshës Qiellore, uratë mariane e Kohës së Pashkëve.
Ishte festë feje: kështu e quajti Papa këtë ditë historike. Fjalët e tij të para, ishin falënderim drejtuar gjithë të pranishmëve, duke nisur nga kardinajtë e shumënumërt, tek ipeshvijtë e meshtarët, ardhur nga të katër anët e botës, për të nënvizuar, pastaj:RealAudioMP3
“U shpreh mirënjohjen Delegacioneve zyrtare të shumë vendeve, ardhur për t’u shprehur nderimet e Kombeve të tyre dy Papëve, që dhanë një kontribut të padiskutueshëm për kauzën e zhvillimit të popujve e të paqes”.
Në mënyrë të posaçme, Papa Françesku falënderoi autoritetet italiane, për bashkëpunimin e çmuar.
Pastaj iu drejtua shtegtarëve nga vendlindjet e të dy Papëve, nga Bergamo e Krakovi:
“Të shumëdashur, nderojeni kujtimin e dy shenjtorëve Papë, duke ndjekur besnikërisht mësimet e tyre”.
E, pas vijimit të falënderimeve drejtuar të gjithë atyre, që morën pjesë në organizimin e kësaj feste universale, nga Dioqeza e Romës, te Komuna, Forcat e rendit dhe Organizatat e ndryshme, Papa u drejtoi fjalën shtegtarëve:
“Përshndetja ime u drejtohet shtegtarëve, këtu, në Sheshin e Shën Pjetrit, në rrugët rreth e qark e në vende të tjera të Romës, e edhe atyre, që u bashkuan me ne përmes radios e televizionit; falënderoj drejtuesit dhe punonjësit e mediave, që u krijuan njerëzve mundësinë të marrin pjesë”.
Përshëndetja e fundit, të sëmurëve e pleqve, me urimin, që Shenjtorët e rinj të jenë gjithnjë pranë tyre.Papa Françesku e përfundoi lutjen drejtuar Mbretëreshës Qiellore, që Shën Gjoni XXIII e Shën Gjon Pali II e deshën si bij të vërtetë të Saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.