2014-04-27 10:38:01

Mesha për kanonizimini e dy papëve shenjtorë


Me litanitë e shenjtorëve dhe procesionin e kremtuesve nisi, në Sheshin e Shën Pjetrit, të Dielën e Mëshirës Hyjnore, Mesha e udhëhequr nga Papa Françesku për kanonizimin e dy Papëve. Bashkëmeshon edhe Papa i nderit Benedikti XVI, të cilin populli i Hyjit, i mbledhur para Bazilikës së Kreut të Apostujve e priti me duartrokitje të fuqishme, shtuar edhe më shumë, kur Papa Françesku shkoi dhe e përqafoi.

Prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, Kardinali Anxhelo Amato, i shoqëruar nga postulatorët, i kërkoi Papës që të vijohej për kanonizimin e Gjonit XXIII dhe të Gjon Palit II. Papa Françesku u përgjigj menjëherë, duke kumtuar zyrtartisht shenjtërinë e dy Papëve:

“Për nder të Trinisë së Shenjtë, për madhnimin e fesë katolike dhe për zhvillimin e jetës së krishterë, me autoritetin e Zotit tonë Jezu Krishtit, të Shenjtërve Apostuj Pjetër e Pal, si edhe Tonën, pasi jam menduar gjatë, pasi kam thirrur shumë herë ndihmën hyjnore dhe pasi kam dëgjuar mendimin e shumë Vëllezërve Tanë në Episkopat, deklarojmë dhe përkufizojmë Shenjtër të Lumët Gjoni XXIII dhe Gjon Pali II, i shkruajmë në Albumin e Shenjtërve dhe caktojmë që të nderohen me devocion ndër shenjtorë, në të gjithë Kishën. Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë”.

Pastaj reliket e dy shenjtorëve u vendosën pranë altarit.









All the contents on this site are copyrighted ©.