2014-04-27 11:35:04

Lutje Shën Gjon Palit II


O Shën Gjon Pal, nga dritarja e qiellit, na e jep një bekim! Bekoje Kishën, që ti e deshe, i shërbeve e i prive, duke e nxjerrë guximshëm nëpër rrugët e botës, për ta çuar Jezusin tek të gjithë, e të gjithë, tek Jezusi. Bekoi të rinjtë, që qenë pasioni yt! Priju në udhët e ëndrrave të bukura, drejt lartësish, për të gjetur dritën, që ndriçon shtigjet e jetës tokësore.

Bekoi familjet! Bekoje çdo familje! Ti e paralajmërove sulmin e shejtanit kundër kësaj shkëndije të çmuar e të domosdoshme të Qiellit, që Zoti vetë e ndezi mbi dhe. O Shën Gjon Pal, me lutjen tënde, mbroje familjen e çdo jetë, që çel gonxhen në djepin e saj.
Lutu për botën mbarë, që vijon të tronditet nga tensionet, luftërat, padrejtësitë. Ti e luftove luftën duke kërkuar dialog e duke mbjellë dashuri: lutu për ne, që të hedhim kudo farën e mirë të paqes.

O Shën Gjon Pal, nga dritarja e qiellit, ku të shikojmë pranë Marisë, premto të zbresin mbi ne, të gjitha bekimet e Zotit! Amen!Shkruar nga kardinali Angelo Comastri







All the contents on this site are copyrighted ©.