2014-04-27 10:36:44

Gjon Pali II e Nënë Tereza


Më 20 dhjetor 2002 Gjon Pali II miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e shërbëtores së Zotit, Nënë Terezës. Më 19 tetor 2003 e shpalli Nënë Terezën ‘Të Lume’. Gjatë homelisë u shpreh kështu, për të Lumen shqiptare: “ Me emocion të posaçëm po kujtojmë sot Nënë Terezën, shërbëtoren e madhe të të varfërve, të Kishës e të botës. Jeta e saj është dëshmi e dinjitetit dhe e privilegjit të shërbimit të përvuajtur. Ajo nuk pati vendosur të ishte thjeshtë e fundmja, por shërbëtorja e njerëzve më të fundmë. Si Nënë e vërtetë e të varfërve, ajo vendosi t’i provojë vetë format e ndryshme të varfërisë. Madhështia e saj qëndron në aftësinë për të dhënë pa pritur shpërblim, për të dhënë “deri në dhëmbje”. Jeta e saj radikale, ishte Ungjill i gjallë. Britma e Krishtit në kryq "Kam etje!" (Gjn. 19: 28), që shpreh dëshirën e thellë të Zotit për njeriun, hyri në thelb të shpirtit të Nënë Terezës dhe gjeti një tokë pjellore në zemrën e saj. Të shuash etjen e Jezusit për dashuri dhe për shpirtra njerëzore, në bashkim me Shën Marinë, Nënën e Krishtit, u bë qëllimi i vetëm i jetës së Nënë Terezës; u bë forcë e brëndshme, që e shtynte atë të mos kujdesej për vetveten dhe të vraponte papushim rreth e përqark globit për të punuar për shpëtimin dhe shenjtërimin e më të varfërve ndër të varfër”.







All the contents on this site are copyrighted ©.