2014-04-24 13:51:22

Papa Françesku priti kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama


Papa Françesku priti sot në Pallatin Apostolik, në Vatikan, kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, së bashku me bashkëshorten dhe shoqëruesit. Më pas, z. Rama u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominik Mambertì. Në komunikatën e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë thuhet:
“Gjatë bisedave të përzemërta u vunë në dukje marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u diskutuan tema me interes të përbashkët në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet bashkësive kishtare e bashkësisë civile. Ndër temat, dialogu ndërfetar dhe kontributi i Kishës për të mirën e përbashkët të shoqërisë shqiptare.
Në vijim, palët u ndalën në çështjet kryesore rajonale dhe në udhën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”.
Në përfundim të bisedës, një gjest i këndshëm. Papa Françesku bekoi barkun e së shoqes së kryeministrit, Linda, e cila pret një fëmijë.








All the contents on this site are copyrighted ©.