Deklaratë e Drejtorit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë
Këto ditë, në shtyp, është folur shumë për një telefonatë personale të Papës Françesku
me një grua në Argjentinë, e cila ankohej se prifti i famullisë së vet nuk i jepte
Sakramentin e Kungimit, për shkak se është e martuar me një të divorcuar. Me sa informon
i shoqi në Facebook – fjalë të marra më pas nga shtypi – Ati i Shenjtë e ka ngushëlluar
gruan, duke i thënë se ky problem është më i përgjithshëm dhe po diskutohet në Vatikan.
Sot, zëdhënësi i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi në
një komunikatë zyrtare sqaron: “Janë bërë disa telefonata, në kuadrin e marrëdhënieve
personale baritore të Papës Françesku. Duke mos qenë absolutisht veprimtari publike
e Papës, nuk duhen pritur informacione, ose komente nga ana e Sallës së Shtypit. Ç’është
bërë e njohur në këtë drejtim, duke dalë nga kuadri i marrëdhënieve personale e si
pasojë, duke u amplifikuar nga media, nuk mund të konfirmohet si e besueshme dhe është
burim keqkuptimi e konfuzioni. Prandaj, nga kjo ngjarje, duhet shmangur nxjerrja e
pasojave përsa i përket mësimeve të Kishës”.