2014-04-23 17:56:59

Papa Françesku kremton Ditën e Emrit. Urime


Gjatë audiencës së përgjithshme, në ditën kur Kisha kujton shën Gjergjin, Papa Françesku falenderoi nga zemra “fëmijët, të rinjtë, të moshuarit, familjet, bashkësitë famullitare dhe rregulltare, shoqatat, lëvizjet e grupet e ndryshme”, që i kanë shprehur dashurinë dhe afërsinë e tyre në Ditën e Emrit. “U kërkoj të gjithëve të vazhdojnë të luten për mua – tha Ati i Shenjtë – si edhe për shërbimin tim në Kishë”. Edhe të pranishmit në Sheshin e Shën Pjetrit i bënë urimet Papës, me të cilat bashkohemi edhe ne të programit shqip të Radio Vatikanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.