1 Pezull n’mjet tokës e qiellit, Atje mbi krep t’Golgotit, N’per ag t’pergjakshem
t’diellit Ulë kryet i Biri i Zotit, Masi me ‘i zâ t’pushtueshem Dha shpirtin
e hyjnueshem Nder duer të Atit t’ vet.
2 E Ama, zbé si qiri, Prej dhimbet
bâmun guer, E sheh kah kryet i Biri E ulë permbi krahnuer: E sheh, e mâ
fort zêmra I therë atëbotë, e thêmra, Tu’ u dridhë, mâ m’tokë s’i shklet.
3
Por, kah s’don me mendue Se i biri shpirt ka dhânun, I kandet me kujtue Se
Ai don ndo’ i fjalë me i thânun; Prandej me dashtuní, I qaset Krygjes s’Ti E
i thotë plot ambelcim:
4 Qe Nana jote, o Djalë! Qe Nâna, o Bir, ngjat teje
! A don me m’thânë ndo’ i fjalë, Qi ule kryet prej meje? - Po a fort gojen
t’idhnuene Me atë tamth, qi tash t’a kuene Kta njerz të lém n’verbim?-
5
- Por m’Kryq i Biri shuete, E veç nji ushtimë termetit Qi t’dekunt n’vorr i
shquete, Qi tundte ujët e detit. Qi male e krepa çáte, Qi n’tempull tisin
dáte, Per Tê t’pergjegjun kjè!
6 U dridh atëbotë e Ama, Por krejt s’e
la shpëresa; E tue shungllue enè gjâma, Tu’ u trandë e dheut ndertesa, Me
dorë kamben i a prekë, N’uzdajë se nuk ka hjekë, Se shpírt s’ka dhânë enè.
7
Por se me dorë tue ndî’. Se kamba ftohun ishte Me gjak e cilla isht’rî, Tue
pá se Djalë mâ s’kishte, “Ahi” fshâni ‘i herë prej dhimbet, E, si nji dritë
kah shkimet, Gadi nen Kryq u pak.
8 E páne Êjët të qielli E ftyren me
fletë mbluene; U muz mâ kobshem dielli, Humneret prap gjimuene: I Amshuemi,
edhe Atê e pá, E dhimbë per Tê i rá, E mnís atë herë vû cak.
9 U vesh
në zí natyra, Bregut u thane plepat, U vrâ e qiellës pasqyra, Plasen prap
dhimbet krepat, E u veshken fushës zymbylat, E u eshten n’mal bylbylat: Mbarë
rruzullimi ankoi.
10 Vetë Rromakut gjaksuer Qi t’Bir ‘n i a bâni t’dekun, Zêmra
i gufoi n’krahnuer, Ashtû ka’ e pá të lmekun; E kah prej malit zdrypi Ai
t’Lumit mshirë i lypi, Pse aq t’dhimbshme Nânë mjeroi.
11 Veç ti, moj zêmra
e ême, Veç ti të lodhët nuk ké, E, egersue, nuk trême Ashtû ka’ e sheh ti
zbé, Njatê, qi kje nder bija Si li lnder kulumrija Si drita kúr agon.
12
Po kje se ti nuk pihe N’gjith ketë mjerí t’shemtueme, Po kje se ti nuk shkrîhe Kah
sheh sa atë Nânë t’bekueme Heshtat zêmren i a therin, Mâ t’fortë se ty mermerin, M’kallzo
se kû kerkon?
Atë Gjergj Fishta, ‘Vallja e Parrizit’, Rilindja, Prishtinë
1997, fq 247-250.