Papa do të vizitojë dy kisha të Romës gjatë muajit maj
Të dielën më 18 maj, në orën 16.00, Papa Françesku do të vizitojë Shenjtëroren e Zojës
së Dashurisë Hyjnore, vend shtegtimi shumë i shtrenjtë për romakët. Shenjtërorja mariane
gjendet në Rrugën Ardeatine, në zonën Agro romano. Të dielën më 4 maj, paradite,
Papa do të shkojë për vizitë baritore në Kishën e Shën Stanislaut, në lagjen Botteghe
oscure, tek e ashtuquajtura Kisha e Polakëve në Romë.