2014-04-07 15:42:10

Papa miraton propozimet për të ardhmen e Ior-it


Papa Françesku miratoi sot një propozim të IOR-it (Instituti për Veprat Fetare), duke pohuar edhe një herë rëndësinë e misionit të tij në të mirë të Kishës Katolike, të Selisë së Shenjtë dhe të Shtetit të Qytetit të Vatikanit. Një njoftim i Sallës së Shtypit të Vatikanit thotë se “Propozimi është përgatitur me bashkëpunimin e përfaqësuesve të Komisionit Papnor Referues për IOR-in (Crior), të Komisionit Papnor Referues për Studimin dhe Drejtimin e Organizimit të Strukturës Ekonomike-Administrative të Selisë së Shenjtë (Cosea), të Komisionit Kardinalor për IOR-in dhe të Këshillit për Mbikqyrjen e IOR-it dhe i është paraqitur Atit të Shenjtë nga Prefekti i Sekretarisë për Ekonominë, me miratimin e Kryetarit të Komisionit Kardinalor për IOR-in”.
“Iori – vijon me tej njoftimi – do të vijojë ta ushtrojë shërbimin e tij me vëmendje dhe do të kryejë funksionet financiare të specializuara për Kishën Katolike në të gjithë botën. Shërbimet me vlerë, që mund të kryejë ky Institut, e ndihmojnë Atin e Shenjtë në misionin e tij si bari universal dhe mbështesin punën e institucioveve dhe individëve, që bashkëpunojnë me të, në shërbesën e tij”.
“Veprimtaritë e IOR-it do të mbeten nën mbikqyrjen e Autoritetit pë Informimin Financiar (AIF), që i ushtron kompetencat brenda Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të qytetit të Vatikanit”.









All the contents on this site are copyrighted ©.