Lutja e Papës për misionarët e rrëmbyer në Kamerun
Papa Françesku lutet për dy meshtarët viçentinë “fidei donum”, don Giampaolo Marta
e don Gianantonio Allegri si dhe për rregulltaren kanadeze, motër Gilberte, rrëmbyer
natën në Kamerun dhe uron që çështja të zgjidhet pozitivisht sa më shpejt. E mësojmë
këtë ngjarje të re, të hidhur, përmes notës të Sallës së Shtypit të Vatikanit. Papa
u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe vijon të jetë në lidhje të ngushtë me nunciaturën.
Tre rregulltarët u kapën nga dy grupe të armatosura, në dioqezën e Maroua, në veri
të vendit. Lajmi u kofirmua nga Ministria e Jashtme italiane.Grupet e armatosura hynë,
në orën dy, me orën vendase, në shtëpitë e meshtarëve e të murgeshave dhe, si përmbysën
gjithçka, morën me vete tre rregulltarët. Nuk përjashtohet fakti që rrëmbyesit të
jenë terroristë islamikë të Boko Haramit, aktivë në veri të Nigerisë, në kufi me Kamerunin.