2014-04-04 17:20:21

Urimet e Papës, Patrikut të sapozgjedhur siro-ortodoks sirian


Të jetë “Atë shpirtëror për popullin dhe ndërtues i palodhur i paqes e i drejtësisë, në shërbim të së mirës së përbashkët të gjithë Lindjes së Mesme, në kushtet e vështira të sotme”. Këtë i uron Papa Françesku Patrikut siro-ortodoks të Antiokisë dhe të mbarë Lindjes, Ignatius Aphrem II, zgjedhur më 31 marsin e kaluar nga Sinodi i Shenjtë i Kishës së tij.
Duke formuluar urimet drejtuar Patrikut, klerit dhe besimtarëve siro-ortodoksë, Papa Françesku shton: “Ka rëndësi për gjithë të krishterët ta dëshmojnë dashurinë dhe bashkimin, që na lidhin”, si shenjë e lutjes së Krishtit gjatë Darkës së Mbrame: “Të gjithë të jenë një, që bota të besojë”.
Falënderoj të Gjithëpushtetshmin, përfundon Papa, për lidhjet e vëllazërisë ndërmjet Kishës Katolike e Kishës Ortodokse siriane dhe shpresoj e lutem që miqësia jonë si dhe dialogu i vazhdueshëm të zhvillohen e të thellohen më tej.










All the contents on this site are copyrighted ©.