2014-04-03 16:06:19

Papa priti sot pasdite Mbretëreshën Elizabeta II


Papa priti sot pasdite në audiencë, në Studion e Sallës së Palit VI, Madhërinë e Saj, Elizabeta II, Mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar, Lartësinë e Tij, Dukën e Edimburgut dhe grupin shoqërues. Është takimi i parë i Papës me Mbretëreshën Elizabeta dhe bashkëshortin, që e vizituan për të katërtën herë Vatikanin. Vizita zgjati rreth një gjysëm ore.Ky takim me Atin e Shenjtë është i pari, sepse në Meshën për fillimin e papnisë së Françeskut, Mbretërinë e Bashkuar e përfaqësoi Duka i Glouchesterit. Vizitën e parë në Vatikan familja mbretërore e pati bërë më 1961, kur u prit nga i Lumi Gjoni XXIII. Të fundmen, më 17 tetor të vitit 2010, e pritur nga Papa Gjon Pali II.
Në shtator 2010, Elizabeta II pati takuar edhe Benediktin XVI, gjatë vizitës së tij apostolike në Mbretërinë e Bashkuar.









All the contents on this site are copyrighted ©.